Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të prezantoj projektin STEAMedu të Erasmus +

4 Tetor, 2021

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, do të prezantoj projektin e radhës të Erasmus+ STEAMedu.

Qëllimi i projektit STEAMedu është hapja e programit master me të njëjtin emër i cili synon përgatitjen e mësimdhënëseve në fushën e Shkencave, Teknologjisë, Informatikës dhe Matematikës (STEAMedu)

Më 14 tetor 2021, duke filluar nga ora 12:00 e deri në orën 14:30 Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të bëjë prezantimin e analizës së parimeve bazë të STEAMedu, ku mes tjerash do të ketë:

– Prezantimi dhe diskutimi për mundësuesit e STEAM,

– Theksimi i fleksibilitetit, duke përdorur një model të përzier të ofrimit që kombinon metodat e mësimdhënies të bazuara në klasë me mësimin në internet.

– Adresimi i nevojës për hapa konkret drejt krijimit të një ekosistemi arsimor ndërkurrikular.

Ngjarja i kushtohet kandidatëve me prejardhje në matematikë, biologji, kimi, fizikë, teknologji, inxhinieri, arsim, shkencë njohëse dhe fusha të tjera të ngjashme.

Për më shumë keni linkun: https://www.erasmusdays.eu/event/erasmus-and-ukz-new-master-study-program-steamedu/?fbclid=IwAR12RxVeKiN8WH7dWiRO2xp853zBhskkJobW_Gej4il98D6P97IQV21Ym2M