Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan anëtar i Fondit Evropian të Universiteteve (EUF)

18 Janar, 2018

Në mbledhjen e rregullt të Bordit Drejtues te EUF mbajtur më 09.12.2017, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u pranua anëtar i Asocuar i Fondit Evropian të  Universiteteve (EUF).

Së shpejti do të vendosen edhe vijat e rregullta të bashkëpunimit nga i cili do të përfitojnë studentët dhe stafi akademik i UKZ.