Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan pjesë e projektit të ri ICM

7 Tetor, 2020

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka arritur të fitoj projektin e ri , International Credit Mobility (ICM) Lëvizshmëria e Kredisë Ndërkombëtare, në kuadër të Erasmus+ së bashku me Universitetin Nova Lisboa në Lisbonë.

Projekti International Credit Mobility (ICM), Lëvizshmëria e Kredisë Ndërkombëtare mund të përcaktohet si një periudhë e kufizuar studimi ose trajnimi jashtë vendit (në kuadrin e studimeve në vazhdim në një institucion) për fitimin e krediteve. Pas fazës së lëvizjes, studentët kthehen në institucionin e tyre të origjinës, ku njihen kreditë dhe ata përfundojnë studimet e tyre. Që nga viti 2015, Erasmus + financon Lëvizshmërinë Ndërkombëtare të Kredive.

Duke pasur parasysh atë, Lëvizja Ndërkombëtare e Kredive (ICM) ofron mundësi për studentët dhe stafin nga pjesë të tjera të botës. Nën ICM një Institucion i Arsimit të Lartë (IAL) në një Vend Partner mund të dërgojë studentët ose stafin e tij te një IAL partner në një Vend të Programit dhe anasjelltas.