Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan pjesë e Panairit Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022

23 Nëntor, 2022

Të nderuar, ju njoftojmë se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të jetë pjesë e Panairit Nacional të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022.

Ky edicion do organizohet ne dy mënyra:

  1. Në formën fizike në sallën 1 TETORI dhe
  2. Në formën online, në platformën virtuale

Data: 30 nëntor 2022

Orari: 09:00 deri 16:00

Vendi: Salla 1 TETORI dhe Platformë virtuale / Online

Panairi do te sjell 200 Biznese dhe ndahet ne tri Pavijone:

Pavijoni i Punësimit

Projektuar për punëkërkuesit që të eksplorojnë mundësitë për zhvillimin e karrierës, të takohen me rekrutues nga sektorë të ndryshëm dhe të rrisin rrjetin për kërkim të punës.

Pavijoni i Karrierës

Projektuar për studentët në kërkim të mundësive akademike, trajnimeve, bursave, studimeve ose punës praktike.

Pavijoni i Ndërmarrësisë

Projektuar për Organizatat e Anëtarësimit të Biznesit (BMO) dhe NVMM-të për të shkëmbyer dhe diskutuar qasje praktike dhe inovatore për vlerë të shtuar dhe rritje ekonomike.

I tërë organizimi i këtij panairi financohet nga GIZ, pjesëmarrja për të gjithë ekspozuesit në panair është pa pagesë.

Për më shume na kontaktoni zyrtaren pë karrierë dhe alumni në UKZ Arlinda Selmani e-mail: [email protected]