Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ dhe Universiteti “Namik Kemal” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

30 Nëntor, 2018

Në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit Ndërkombëtar, Universiteti ‘’Kadri Zeka’’  në Gjilan ka nënshkruar në qytetin Tekirdag të Turqisë, marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e këtij qyteti.

Rektori i Universitetit “Kadri  Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe Rektori Universitetit “Namik Kemal” ne Tekirdag Osman Shimshek, të cilët nënshkruan marrëveshjen, janë shprehur të kënaqur me arritjen e qëllimeve të përbashkëta akademike universitare për të bashkëpunuar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar për Universitetin‘’Kadri Zeka’’ është prioritet, për faktin që me anë të ndërkombëtarizimit dhe krijimit të partnerëve universiteti ynë do të përfitojë përvoja nga universitetet me traditë dhe universitetet e zhvilluara.

Bazuar në marrëveshjen në fjalë,  Universiteti ynë dhe Universiteti ‘’Namik Kemal’’,  do të bashkëpunojnë në suaza të arsimimit të standardeve bashkëkohore e ndërkombëtare. Ndër të tjera, palët nënshkruese sipas kësaj marrëveshjeje, kanë rënë dakord të angazhohen në projekte të përbashkëta kulturore dhe kërkimore e shkencore përmes organizimit të konferencave ne rajonin e Ballkanit si dhe botim e veprave studimore.