Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Maj 5, 2017

Rektori i Universitetit “KadriZeka” në  Gjilan, Bajram Kosumi dhe Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare,  Tahir Shabani kanë nënshkruar marrëveshje në promovimin e bashkëpunimit akademik, arsimor dhe kulturor mes dy institucioneve.

Kjo marrëveshje do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm dhe shqyrtimin e formave të bashkëpunimeve të veçanta me interes të ndërsjellët për të dya palët.

Me këtë rast Rektori Bajram Kosumi falënderoi Kryetarin Tahir Shabani për kontributin e tijë në  ndërlidhje dhe bashkëpunime sa më të mëdha ndërkombëtare, duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin edhe  mes Universitetit tonë dhe  Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.

Kurse Tahiri Shabani, Kryetar i Shoqatës u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar se qëllimi i shoqatës është të krijojë sa më shumë ndërlidhje në mes të Kosovës dhe vendeve frankofone, sidomos në fushën e arsimit, kulturës dhe diplomacisë publike.

Bashkëpunimi do të zbatohet përmes, krijimit të  mundësive për rrjetizim dhe shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, personelit të kërkimit, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave me universitetev të ndryshme nga Franca. Marrëveshja do të ketë për realizim pjesëmarrjen e përbashkët dhe aplikimin për fonde të caktuara për arsim, kërkim dhe aktivitete të tjera artistike dhe kulturore, organizimin e konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve, kurseve, shkollave verore, seminareve dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët. Përmes amrrëveshjes të dya palët tentojnë që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të bëjnë  promovimin e vlerave kulturore, organizimin e panaireve  të librit, ekspozitave  me artistët  shqiptarë  pranë organizatave ndërkombëtare dhe galerive artistike dhe krijimin e raporteve përmes urave të miqësisë  me shfrytëzimin e diplomacisë publike, kulturore dhe ekonomike në Evropë.

4 1