Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan do të shënoj 5 vjetorin e themelimit

2 Mars, 2018

Të nderuar,  ju njoftojmë se Universiteti Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan feston  5-vjetorin e themelimit.

Motoja: PESË DITË AKTIVITET – PESË VITE UNIVERSITET

Me këtë rast,  UKZ   duke vlerësuar përkushtimin e të gjithëve  në rrugëtimin e konsolidimit të Universitetit,  Ju fton që të merrni pjesë në organizimet e ndryshme të cilat paraqesin më së miri aktivitete tona të përbashkëta.

Ditët  për festimin e 5- vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,  fillojnë më 05 mars 2018 (e Hënë), për të vazhduar gjatë gjithë javës. Kurse manifestimi qendror  do të mbahet më  09 mars 2018 (e Premte),  ora 12:00, në sallën A34, në mjediset e Universitetit.

Te bashkëngjitur keni agjendën për organizimet e Fakulteteve veç e veç nga e hëna deri të enjten dhe agjendën e programit qendror që do të mbahet ditën e premte.

Aktivitete e Fakulteteve mbahen ne hollin e Universitetit “Kadri Zeka” kati I-rë.

Gjatë javës do të ketë organizime të ndryshme edhe nga Parlamenti Studentor i UKZ-së.

Ju mirëpresim!

Agjenda final

Agjenda

Agjenda Shkencat Kompjuterike

Agjenda Ekonomik

Agjenda Juridik

Agjenda Edukim