UP ka hapur thirrjen për programin ndërkombëtar për aplikim në Universitetin Veror Ndërkombëtar

18 Maj, 2022

Universitetit Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka hapur thirrjen për aplikim.

UVN është edhe një mundësi fantastike për të fituar njohuri të reja, duke ju mundësuar të mësoni nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë në 13 kurse të akredituara. Përveç kësaj, ju do të krijoni shoqëri të re, të bëheni pjesë e programeve kulturore dhe të eksploroni së bashku me studentë ndërkombëtarë bukuritë e Kosovës.

Kupto më shumë rreth UVP-së duke ndjekur faqen zyrtare të programit: https://www.uni-pr.edu/page.aspx?id=1%2C39%2C1635

Për aplikim klikoni: https://unvp.uni-pr.edu/aplikimi