URIMI I REKTORIT BAJRAM KOSUMI PËR 7 MARSIN – DITËN E MËSUESIT

Mars 7, 2017

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit uron stafin akademik dhe gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës.

Në urimin e Rektorit Bajram Kosumi thuhet:

Dita e Mësuesit është ndër ditët më të rëndësishme në historinë e arsimit shqip, e cila shënohet me krenari dhe dinjitet nga të gjithë ne. Mësuesit kanë merita të jashtëzakonshme në përgatitjen e gjeneratave që vunë themelet e dijes, shkencës dhe institucioneve.

Shkolla shqipe dhe mësuesi në Republikën e Kosovës nuk kanë qenë vetëm vatër e dijes, por edhe të nismave dhe lëvizjeve të mëdha historike, duke realizuar edhe krijimin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës.

Ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë mësimdhënësve që kontribuan në ngritjen e sistemit të arsimit dhe zhvillim të gjithëmbarshëm të shoqërisë.

 

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!