Urimi i rektorit Bajram Kosumi për Festat e Fundvitit!

Dhjetor 24, 2018

Të dashur studentë, profesorë, punëtorë të administratës, bashkëpunëtorë, përkrahës dhe dashamirë të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Duke përmbyllur vitin 2018, shprehim kënaqësinë tonë të përbashkët për punën që po bënë universiteti  ynë i dashur. Edhe pse i ri, ai po zhvillohet drejt misionit të tij për të qenë dritare dhe portë e Gjilanit, Anamoravës dhe e Kosovës për në botë.

Viti 2019 do të jetë vit i cilësisë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Le të besojmë dhe të shpresojmë që të jemi krenarë me studentët, me cilësinë e mësimit dhe me profesorët tanë.

 Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju ftoj të ecim drejt sukseseve të reja në të ardhmen.

Duke ju uruar të gjithëve për festat e fundvitit, ju dëshiroj shëndet, lumturi e begati në jetët tuaja dhe të familjeve tuaja.

 

 Gëzuar për shumë mote!

 

 Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi

 Rektor i UKZ-së