Urimi i rektorit Bajram Kosumi për festat e fundvitit

Dhjetor 23, 2016

Të dashur studentë, profesorë, punëtorë të administratës, bashkëpunëtorë, përkrahës dhe dashamirë të Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, të dashur qytetarë të Gjilanit e të Kosovës.

Duke përmbyllur vitin 2016, shprehim kënaqësinë tonë të përbashkët për punën që po bën universiteti  ynë i dashur. Edhe pse i ri, ai po zhvillohet drejt misionit të tij për të qenë dritare dhe portë e Gjilanit, Anamoravës dhe e Kosovës për në botë. Në vitin 2016 në universitetin tonë studiuan rreth 6000 studentë. Ky numër na obligon që të krijojmë cilësi të studimeve, në mënyrë që studenti i diplomuar tonë të jetë i barabartë me kolegët e tij nga Kosova dhe rajoni.

Viti 2017 do të jetë vit i cilësisë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Le të besojmë dhe të shpresojmë që të jemi krenarë me studentët, me cilësinë e mësimit dhe me profesorët tanë.

 

Duke ju uruar të gjithëve për festat e fundvitit, ju dëshiroj shëndet, lumturi e begati në jetët tuaja dhe të familjeve tuaja.

 

Gëzuar për shumë mote!

 

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi