Urimi i Rektorit Bajram Kosumi për Festën e Fitër Bajrami

24 Maj, 2020

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, uron studentët, organet drejtuese, stafin akademik e administrative dhe  të gjithë qytetarët e besimit islam.

Në këtë ditë të veçantë, Rektori Kosumi, uron që kjo festë të ju gjejë në harmoni Ju dhe familjet e juaja!

Njëherësh, në këtë ditë të madhe, Rektori uron që të gjithë ne të reflektojmë për punën dhe angazhimet tona, ndaj familjes, miqve dhe shoqërisë, për të kontribuuar  në të mirën e përbashkët.

Rektori dëshiron që të kaloni këtë ditë festive me më të dashurit tuaj, duke ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit.

Rektori Bajram Kosumi, ju dëshiron paqe, shëndet dhe begati në shtëpitë tuaja!