Urimi i Rektorit për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shkurt 15, 2019

Bajram Kosumi, Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, uron  studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë së  vendit tonë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë, dhimbje e sakrificë.

Rektori Kosumi vlerëson se, përvjetorët e Pavarësisë së Kosovës paraqesin momente frymëzimi dhe reflektimi të përpjekjeve njëshekullore të popullit shqiptar të Kosovës, për liri dhe shtet.

Në këtë ditë të shënuar,  përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

 

GËZUAR!

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi

Rektori i UKZ-së