Urimi i Rektorit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Pas 20 vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovë, vendi ynë është bërë me ushtri.

Territori i Republikës së Kosovës tashmë e ka mbrojtësin e vet, i cili do të kontribojë edhe në ndërtimin e stabilitetit rajonal dhe atij global.

Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike.

Formimi i ushtrisë iu dedikohet në veçanti të gjithë atyre të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e vendit e të cilët sot përkujtohen si dëshmorë e heronj .

Sot, nesër dhe përgjithmonë, urime Ushtria e Kosovës që është  jetësim i sakrificës shekullore të popullit tonë!

 

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi