Po vazhdojnë aktivitetet në kuadër të projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”

Janar 23, 2019

Kanë vazhduar edhe sot aktivitetet e ndryshme  të punës  së projektit “Zhvillimi i  qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC), që po bahet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Pas diskutimeve nga pjesëmarrësit në projektin në fjalë , koordinatorët e projektit Kolegji Heimerer, dhe  të gjithë partnerët , Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi  Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë, kanë punuar paketat e projektit që nënkupton zhvillimin e moduleve me të cilat do të punohet  në vazhdimësi të projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”, si për stafin akademik po ashtu edhe për studentët.

Për zhvillimin e paketave janë planifikuar 28 punëtori, vizita studimore , konferenca,  të cilat do të mbahen në shtetet prej nga vijnë partnerët e projektit dhe të gjitha këto do të realizohen prej tani deri në vitin 2021.