Vendim i Senatit të UKZ-së për zhvillimin e procesit mësimor

13 Tetor, 2020

Senatit i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur mbledhjen e radhës më, 12.10.2020.

Anëtarët e Senatit diskutuan dhe shqyrtuan pikat e rendit të ditës, ndër to edhe organizimin e mbajtjes së procesit mësimor.

Kështu, Senati vendosi që fillimi i vitit akademik për semestrin dimëror të mbahet në Universitet, respektivisht nëpër sallat e mësimit dhe pjesërisht në distancë/online.

Senati miratoi edhe udhëzuesin për zhvillimin e procesit mësimor në kushte pandemie për semestrin dimëror të Vitit Akademik 2020/2021.

Vendim-procesi mesimor

Udhezuesi per zhvillimin e procesit mesimor 2020-2021