Vendim për organizimin e provimeve për Afatin e Prillit dhe të Qershorit në nivelet bachelor dhe master

Maj 27, 2020

Menaxhmenti i Universitetit dhe Kolegjiumi i Dekanëve të njësive akademike në takimin e së martes, të mbajtur online, më 26.05.2020, mori,

Vendim për organizimin dhe përcaktimin e datave për mbajtjen e provimeve për Afatin e Prillit dhe të Qershorit në nivelet bachelor dhe master.

Afati i Prillit do të organizohet në këtë mënyrë:

  • Paraqitja e provimeve: 27.05.2020 – 31.05.2020
  • Mbajtja e provimeve: 01.06.2020 – 07.06.2020
  • Vendosja e notave duhet te behet deri më 14.06.2020

Verejte: Në Afatin e Prillit lejohet paraqitja e vetëm dy provimeve!

Afati i Qershorit do të organizohet në këtë mënyrë:

  • Paraqitja e provimeve: 15.06.2020 – 18.06.2020
  • Mbajtja e provimeve: 19.06.2020 – 17.07.2020
  • Vendosja e notave duhet te behet deri më 19.07.2020

Afati i Qershorit për Diplomim do të organizohet në këtë mënyrë:

  • Paraqitja e provimeve bëhet prej datës: 20.07.2020
  • Mbrojtja e temave të diplomës bëhet deri më 30.07.2020

Vendim per mbajtje te provimeve

Shkarko