Vendim për respektimin e masave ndaj COVID-19

Qershor 30, 2020

Duke u mbështetur ne dispozitat e nenit 42, paragrafi l , nënparagrafi 1.2 dhe 1.7 të Statutit të Përkohshëm të Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, dhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr.02/06 dt. 17.06.2020, Sekretari i Përgjithshëm, merr:

VENDIM

 

I. Obligohen të gjithë punonjësit e Universiteti Publik “Kadri Zeka” Gjilan, stafi akademik, administrativ, teknik, studentët dhe çdo kush tjetër i cili hyn në Universitet që bartja e maskave dhe respektimi i distancës fizike është i obliguar.

II. Obligohet Sigurimi Fizik për zbatimin e këtij vendimi për kontrollë rigoroze të bartjes së maskave në dy hyrjet e Universitetit.

III. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe vlen deri ne marrjen e një vendimi tjetër.

Vendim për respektimin e masave ndaj COVID-19