Viti i Ri Akademik 2022/2023 në Universitetin Publik “Kadri Zeka” – FILLO ME NJË IDE, PLANIFIKO DHE EC NË TË ARDHMEN!

20 Qershor, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka ” në Gjilan është krijuar për t’i shërbyer dijes, arsimit dhe mirëqenies së shoqërisë kosovare dhe më gjerë.
Misioni i Universitetit “Kadri Zeka” është përgatitja e të rinjve të përgjegjshëm dhe profesionalisht të aftë për të qenë pjesë e një shoqërie moderne dhe globale, e një tregu më të gjerë sesa tregjet tradicionale të punës dhe në të njëjtën kohë, model për anëtarët e tjerë të shoqërisë sonë.
Universiteti “Kadri Zeka” për studentët ofron programe të shumta studimi, qindra bursa studimi në UKZ dhe për studime në universitetet tona partnere në vendet e Bashkimit Evropian, mundësi për pjesëmarrje nëpër gara e vizita studimore brenda dhe jashtë vendit, mundësi të shumta për punë praktike e punësim, si dhe shumë mundësi të tjera të cilat do t’i fitoni vetëm pasi të filloni rrugëtimin tuaj profesional dhe akademik në UKZ.
Të gjitha programet e studimit janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe janë hartuar në atë formë që të jenë sa më afër jush, dhe të përshtatshme për tregun e punës.
Programet në të cilat ju mund të studioni në Baçelor në Universitetin “Kadri Zeka” janë:
Fakulteti i Edukimit
Në nivelin BA ofron programet:
• Fillor
• Parashkollor
Në nivelin MA ofron programet:
• Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe
• Mësimdhënie dhe kurrikula në Arsimin Fillor

Fakulteti Juridik
Në nivelin BA ofron programin:
• Juridik i Përgjithshëm
Në nivelin MA ofron programet:
• Programi master Juridiko-Penal.
• Programi master E- qeverisja, programi i përbashkët mes tri fakulteteve të UKZ-së, Fakultetit Juridik, Ekonomik dhe të Shkencave Kompjuterike,

Fakultetit Ekonomik
Në nivelin BA ofron programet:
• Menaxhim dhe Ndërmarrësi (BSc) me dy specializime:
– Menaxhim dhe Ndërmarrësi
– Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes.
• Financë dhe Kontabilitete i Aplikuar me dy module:
– Financë
– Kontabilitet i aplikuar
Në nivelin MA ofron programin:
• Programi master E- qeverisja, programi i përbashkët mes tri fakulteteve të UKZ-së, Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe të Shkencave Kompjuterike,
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Në nivelin BA ofron programin:
• Shkencat Kompjuterike me studime të orientuara në dy fusha kryesore:
– Programim, Inxhinieri Softuerike dhe Web Aplikacione ,
– Kontrollet e Sistemeve
Në nivelin MA ofron programet:
• Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale
• E- qeverisja.
Fakulteti i Shkencave Aplikative
Në nivelin BA ofron programin:
• Matematikë Arsimore

Prandaj, FILLO ME NJË IDE, PLANIFIKO DHE EC NË TË ARDHMEN!
Më poshtë mund ta shfletoni Informatorin e Universitetit: