Vizitë e Zyrës Erasasmus+ në Universitetin “Kadri Zeka”

26 Qershor, 2020

Drejtoresha e Zyrës sȅ ERASMUS+ nȅ Kosovë – znj. Jehona Lushaku dhe zyrtarja znj. Blerina Zjaqa, u pritën nga koordinatori i Projektit Erasmus+ REBUS, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi prorektor për mësim, shkencë dhe çështje tȅ studentëve, prorektori pȅr bashkëpunim ndërkombëtar – Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, anȅtari i ekipit koordinues – Prof. Ass. Dr. Ekrem Halimi, dhe zyrtarja e marrëdhënie me jashtë Lulejete Berisha.

Në kontekstin e monitorimit të vazhdueshëm të projekteve ERASMUS+/ CBHE, Komisioni Evropian dhe Agjencia Ekzekutive e Edukimit, Audiovizualit dhe Kulturës (EACEA) kanë hartuar një politikë gjithëpërfshirëse të monitorimit në terren, e cila i jep theks të veçantë qëndrueshmërisë së projekteve dhe shpërndarjes dhe shfrytëzimi i rezultateve tȅ projekteve. Për këtë qëllim, Agjencia EACEA, nëpërmjet zyrȅs sȅ ERASMUS+ nȅ Kosovȅ, sot ishte nȅ Universitetin “Kadri Zeka” nȅ Gjilan pȅr njȅ vizitë monitoruese ex-poste me qëllim të gjetjes së provave dhe praktikave të mira mbi ndikimin e projekteve në nivelin individual, institucional dhe kombëtar.

Prof. Xhevdet Thaqi, prezantoi një përmbledhje të efekteve të aktiviteteve të projektit Erasmus+ REBUS dhe rezultateve që projekti kishte te studentët, mësimdhënësit, praktikat, programet studimore dhe institucionin e UKZ-sȅ. Për më tepër, u theksua se partneriteti ka vazhduar me aktivitete tȅ larmishëm dhe me njȅ bashkëpunim tȅ frytshëm me anëtarët e tjerë partnerë tȅ Projektit REBUS. Po ashtu, prof. Xhevdet Thaqi dëshmoi se tȅ gjitha rezultatet e projektit REBUS janë zhvilluar dhe po zhvillohen edhe pas përfundimit të periudhës së financimit nga EACEA.

Disa nga rezultatet e kȅtij projekti qȅ u përmenden janȅ: trajnimi 35 studentëve dhe stafit akademik nȅ fushȅn e ndërmarësisë dhe vlerȅsimit tȅ kompetencave, vizita studimore e 15 studentëve dy javore nȅ Graz tȅ Austrisȅ; pajisja e njȅ laboratori tȅ IT; akreditimi i njȅ programi master nȅ UKZ; organizimi i konferencës DiGiDay; digjitalizimi i sallave mësimore nȅ FSHK, publikime nȅ Revista shkencore dhe konferenca ndërkombëtare, etj.

Nȅ raportin e vizitës u vlerësua qëndrueshmëria dhe ndikimin e rezultateve të projektit në Universitetin “Kadri Zeka” dhe mȅ gjerë;  U treguan prova për faktorët kryesorë (gjatë dhe pas projektit) që kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit; janȅ identifikuar tregues të dobishëm për qëndrueshmëri; dhe janȅ dhënë rekomandime për qëndrueshmëri të mëtejshme të rezultateve te projektit REBUS.