Vlerësimi i Stafit Akademik

23 Maj, 2019

Të nderuar studentë të Universitetit “Kadri Zeka”

Menaxhmenti i UKZ-së ka planifikuar që në  fund të çdo semestri të realizoj  Vlerësimin e Stafit Akademik dhe lëndëve të tyre nga ana e juaj.

Andaj, kërkojmë nga ju që në këtë proces të jeni serioz dhe syçelë gjatë plotësimit të pyetësorit, sepse ashtu sikurse ju , edhe ne jemi shumë te interesuar që të kemi një vlerësim sa më real të mësimdhënësve tuaj!

Vlerësimi për Semestër veror do të fillojë të enjten më 23 Maj dhe do të zgjasë deri më 29 Maj!

Për  informim sa më të hollësishëm lidhur me Vlerësimin në fjalë,  ju njoftojmë se Raporti përfundimtar i vlerësimit të Semestrit dimëror është i publikuar në Web faqen e Universitetit, direktoriumi Cilësia në UKZ,  ku ju të gjithë mund të keni qasje dhe te shihni rezultatet e  vlerësimit.

Presim bashkëpunimin tuaj!

Zyra për Zhvillim Akademik dhe Cilësi

Drejtoreshë, Fitore Malaj