Vendim për zhvillimin e Proceseve Akademik duke respektuar masat COVID-19

Shtator 13, 2021

UNIVERSITETI PUBLIK “KADRI ZEKA” UNIVERSITY

Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës

www.uni-gjilan.net    tel: 0280390112

 

Ne bazë të përgjegjësive të veta statutare, në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës, nr. 01135, datë 12.09.2021, pika 20, 21, 22, 23 dhe 24, në koordinim me Konferencën e Rektorëve dhe pas konsultimit me Kolegjiumin e Dekanëve, Rektori i UKZ në takimin e mbajtur me 13.09.2021 mori vendim:

 

VENDIM

 

  1. Pezullohet mbajtja e provimeve të rregullta të afatit të shtatorit 2021 nga data 13 deri në datën 26 shtator 2021.
  1. Menaxhmentet e fakulteteve do t’i njoftojnë me kohë studentët dhe stafin akademik për vazhdimin e afatit të provimeve të shtatorit 2021.
  1. Menaxhmenti i UKZ duhet të ndërmarrë të gjitha masat për t’i njoftuar studentet, stafin akademik dhe stafin administrativ se nga data 13 shtator 2021, në objektet e UKZ mund të kenë qasje, në përputhje me Vendimin e Qeverisë, nr.01/35 dt.l2.09.2021 nga pika 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.4 vetëm personat të cilët posedojnë:

—Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze te vaksinës kundër COVID-19;

—Testi RT-PCR negativ për COVID-19,jo me i vjetër se 72 ore;

—Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo me pak se 21 ditë dhe jo me shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit te antitrupave serologjik- IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

—Testi shpejte antigjen negativ jo me i vjetër se 48 ore.

  1. Aplikimi i kandidatëve për pranim ne universitet sipas konkursit plotësues vazhdon.
  2. Ne fazën e dorëzimit të dokumenteve fizike, sekretari i përgjithshëm angazhohet tua  bëjë të mundshme zyrtarëve të administratës që të pranojnë dokumente nga jashtë (te krijohen sportele të përkohshme nëpër dritaret e objektit), pa u detyruar kandidatët të futen brenda objektit.
  1. Studentët e pranuar që janë në proces të regjistrimit iu përshtaten këtyre kushteve të marra nga menaxhmenti i UKZ-së.
  1. Në provimin e afatit të shtatorit dhe provimin pranues mund të marrin pjesë studentët dhe kandidatët për studentët të cilët i kanë plotësuar kushtet sipas pikës 2.1 deri ne 2.4 te vendimit te qeverise nr. 01/35 dt.12.09.2021.
  1. Obligohet Sekretari i Përgjithshëm te krijoj listën e stafit akademik dhe administrativ te vaksinuar.

Gjeni vendimin e Rektorit Prof. Dr. Bajram Kosumi Vendim