“Vullnetarët mësimdhënës të ardhshëm”

Prill 23, 2020

Në këtë kohë, për shkak të rrethanave të paraqitura, sikurse në gjithë botën, edhe në Republikën e Kosovë, si pasojë e pandemisë nga COVID-19, mësimi po zhvillohet përmes platformave të ndryshme online.

Pikërisht për këtë, Prof. Ass. Dr. Mensur Neziri në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan, kanë formuar grupin “Vullnetarët mësimdhënës të ardhshëm”,

Përmes këtij grupi studentët shprehin gatishmërinë e tyre për t’ju ndihmuar mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor, për mësim virtual, online, deri në tejkalimin e virusit COVID-19.

Të gjithë  mësimdhënësit e interesuar mund të kontaktojnë në adresën:

Elite.bardhi.st@uni-gjilan.net

Fitore.isufi.st@uni-gjilan.net