Lukas Mandl “Doctor Honoris Causa”

Janar 17, 2023

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan me nismën e Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, kryetar avokat Arsim Vranovci, do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa”  z. Lukas Mandl anëtar i Parlamentit Evropian.

Shih: Vendimin e Senatit të Universitetit Publik Kadri Zeka

Ky organizim mbahet të premten, më 27.01.2023 ora 15:00 në sallën e teatrit të qytetit të Gjilanit.

Titulli i nderit i jepet me këtë motivacion:

 

  1. Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, në mbështetje dhe konsolidimin e paqes në Kosovë, në rajon dhe me gjerë;

 

  1. Për kontribut në proceset shtetformuese të Republikës së Kosovës;

 

  1. Për kontribut në avokimin e kauzës së Republikës së Kosovës në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, në përgjithësi;

 

  1. Për mbështetje të pakursyer dhe avokim për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës;

 

  1. Për përpjekjet e vazhdueshme si raportues për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane (EPP);

 

  1. Për kontribut në themelimin e Shoqatës se Miqësisë Austriako-Kosovare dhe

 

  1. Për kontribut në fushën e kulturës e të medias për përhapjen e të vërtetës së Kosovës.

 

Vendi ynë është me fat që ka miq të tillë, ndërsa Universiteti Publik “Kadri Zeka” është i nderuar dhe krenar që i jep çmimin më të lartë personaliteteve si z. Lukas Mandl.