Zgjatet afati i paraqitjes së provimve për Afatin e Prillit

26 Prill, 2017

Njoftohen studentët se është zgjatur afati i paraqitjes së provimve për Afatin e Prillit për vitin akademik 2016/17. SEMS do të jetë i hapur për paraqitje të provimeve më datë 27.04.2017 nga ora 12:00 deri 16:00.

Afati i provimeve të prillit do të organizohet sipas dinamikes së njësive akademike duke filluar nga data 26.04.2017, kurse përfundon më së largu deri më  30 prill 2017 dhe mund të paraqiten më së shumti 2 provime.