Zhvillohet vizita monitoruese për projektin Erasmus + ENEMLOS

1 Nëntor, 2021

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, së bashku me  bashkëpunëtorët tij, kanë pritur në një takim punë, Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës  së  Erasmus+ në Kosovë, si dhe Blerina Zijaqa, zyrtare në Erasmus+.

Qëllimi i takimi kishte karakter monitorues për projektiN “Legal Clinics in Service of Vulnerable Groups: Enhancing The Employability of Law Students Through Practical Education / ENEMLOS (Krijimi i Klinikave Ligjore nëpër universitete) në kuadër të programit ERASMUS +.

Prorektori Leka, gjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus, rreth aktiviteteve të projektit në fjalë, zhvillimit dhe implementimit të tij.

Projekti ENEMLOS ka për qëllim të rrisë punësueshmërinë e studentëve, që aktualisht është një nga çështjet më të rëndësishme në shoqërinë tonë. Njëherësh projekti në fjalë, ka për qëllim edhe krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.

Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar,  derisa koordinator  është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.

Projekti ENEMLOS parasheh rritjen e punësimit të studentëve të Fakultetit Juridik përmes mësimit praktik, i cili projekt është në kuadër të Programit ERASMUS+, që mision ka ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, të cilin e financon Komisioni Evropian.