ZHVILLOHET VIZITA MONITORUESE PËR PROJEKTIN ERASMUS + “QUADIC”

Nëntor 20, 2020

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, së bashku me  zyrtaren për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha, kanë pritur në një takim punë, Jehona Lushaku Sadriu, Koordinatore e zyrës  së  Erasmus+ në Kosovë, si dhe Blerina Zijaqa, zyrtare në Erasmus+.

Qëllimi i takimi kishte karakter monitorues për projektin QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt ky i fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practics.

Prorektori Leka, gjatë takimit i ka njoftuar përfaqësueset e zyrës së Erasmus, rreth aktiviteteve të projektit në fjalë, zhvillimit dhe implementimit të tij.

Kurse përfaqësues nga zyra e Erasmus + në Kosovë u ndanë të kënaqur me punën e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar.

Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që  ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare , ku  Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit, derisa  financohet nga Komisioni Evropian dhe kap vlerën rreth 1 milion euro.