Zyrtarë të zyrës Erasmus+ në Kosovë kanë qëndruar në UKZ për monitorim të projekteve

24 Prill, 2019

Përfaqësues të zyrës së Erasmus+ në Kosovë kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për një  vizitë monitoruese të bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Erasmus + i ka pritur në takim Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe zyrtarja për  Marrëdhënie me jashtë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, të cilët kanë njoftuar zyrën Erasmus + për ecurinë e punës së ndërkombëtarizimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve në përgjithësi.

Kurse zyra Erasmus+ në Kosovë ka lavdëruar UKZ-në për punën dhe angazhimin e tyre, derisa janë shqyrtuar bashkëpunimet në kuadër të programit Erasmus+, sfidat dhe përvojat në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.