Sekretar i Përgjithshëm

00381280390112

[email protected]

Kati I -Rektorat

Dr. Sc. Vaxhid Sadriu

Vaxhid Sadriu ka lindur më 30.06.1963 në  Sllubicë të Gjilanit, është i martuar, ka tre fëmijë (dy vajza dhe një djalë). Shkollën fillore e ka kryer në Pogragjë, ndërsa Gjimnazin -“Zenel Hajdini” në Gjilan.  Fakultetin  Juridik e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ku gjithashtu në të njejtin institucion ka përfunduar edhe studimet e magjistraturës në lëmin Juridike-Penale,  në vitin akademik   2012/2013 ka regjistruar   studimet e Doktoraturës. Provimin professional dhe të Jurisprudencës e ka kryer në Lubjanë-Slloveni, kurse stazhin e praktikantit, aftësimi kadrovik e ka mbaruar në Gjykatën Themelore në Maribor – Slloveni.

Nga viti 1988 deri më 1991 ka qenë bashkëpunëtor professional në Gjykaten Themelore të Mariborit në Slloveni, gjatë vitit 2006-2007 ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti I  Filologjisë, dega – Gazetari , lënda: “Etika dhe ligji i gazetarisë” , kurse në periudhën 09.2011-08.2012 ka punuar u.d. Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës, ndërsa që nga viti 1998 e deri në vitin 2013 ka punuar Sekretar I Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës

Vaxhid Sadriu, ka kryer kurse dhe trajnime të shumta në fusha të ndryshme, për cka është certifikuar.