Bursat

Studimet në Universitetin “Kadri Zeka” organizohen në dy nivele. Niveli bachelor dhe master.

Në bazë të një vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, studentët që regjistrojnë për herë të parë vitin e parë të studimeve nuk obligohen të paguajnë semestrin e parë dhe të dytë.

Universiteti “Kadri Zeka” për çdo vit akademik ndanë bursa stimuluese për studentët më të mirë të të gjitha drejtimeve të nivelit bachelor të studimeve.

Shuma dhe kriteret e përfitimit të bursave universitare caktohen nga Këshilli Drejtues i Universitetit përmes konkursit.

 

Thirrjet e hapura nga projekti HERAS Plus

Të nderuar

Projekti HERAS Plus ka hapur tre thirrje për aplikime. Thirrjet jane të hapura për të gjitha IAL-të publike të Kosovës. Ato kanë për qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimeve shkencore dhe shkencave të aplikuara në Kosovë përmes bashkpunimit me institucionet publike të Austrisë. Më poshtë, ju lutem gjeni një përmbledhje të shkurtër per secilën thirrje.

Partneritet Programore:

Gjithsej do ndahen 5 partneritete programore. Vlera maksimale e një projekti është 40,000 EUR, afati i fundit për aplikim është 25 Mars 2021. Procedurën e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/programmatic-partnership-2/

Grantet për Kërkime Shkencore:

Gjithsej do jipen 9 grante. Vlera makismale e një granti është 15,000 EUR, afati i fundit për aplikim është 25 Shkurt 2021. Procedurën e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/research-grants-2/

Bursat për PhD dhe PostDoc:

Totali i bursave që do të shpërndahen është 300 muaj. Afati i fundit për aplikim është 31 Janar 2021. Procedurën e aplikimit dhe informatat tjera mund t’i gjeni në linkun: https://www.heraskosovo.org/scholarships-2/

Ekipi i projektit është i gatshëm tu jap përgjigjie të gjitha pyetjeve shtesë, informatave që mund të iu duhen ose çfarëdo paqartësie që mund të keni, prandaj ndjehuni të lirë të na kontaktoni në çdo kohë.

Vendim i Rektorit per bursa universitare 2015

Shkarko

Vendim i Senatit per aprovimin e kritereve per bursa universitare 2016

Shkarko

Vendim i senatit per caktimin e kritereve per dhenien e burses universitare 2017

Shkarko

Vendim i Senatit per miratimin e kritereve per bursen universitare 2018

Shkarko

Vendim i Senatit per miratimin e kritereve per bursen universitare 2020

Shkarko

Vendim i KD per kriteret e burses universitare 2019-2020

Shkarko

Vendim i KD per ndarjen e bursave universitare 2019-2020

Shkarko

Vendim i KD per shumen e burses studentore 2017

Shkarko