Afatet

Universiteti “Kadri Zeka” shpall dy afate të konkurimit për pranim të studentëve të rinjë në studimet bachelor:

  1. Afati i parë i konkurimit zakonisht organizohet në muajin Korrik. Përpos në raste kur senati vendos ndryshe.
  2. Afati i dytë i konkurimit zakonisht organizohet në muajin Shtator. Përpos në raste kur senati vendos ndryshe.

Universiteti “Kadri Zeka” shpall poashtu konkurs për pranim të studentëve të rinjë në studimet Master:

  1. Afati i konkurimit zakonisht organizohet në muajin Shtator. Përpos në raste kur senati vendos ndryshe.

Në këto konkurse mund të aplikojnë të gjithë kandidatet që plotësojnë kriteret e konkursit.

Numri i vendeve për studime bachelor dhe master përcaktohet nga Senati për çdo vit të parë të studimit në secilën njësi akademike, me propozimin e këshillit përkatës. Vendimi bazohet në numrin e përgjithshëm të studentëve që do të shkollohen me shpenzime publike të ofruara nga ana e Ministrisë.