Qendra e Karrieres dhe Alumni

Alumni në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka nё fokus mbarëvajtjen profesionale tё individëve qё kanё kryer studimet nё Universitet dhe ndërlidhjen e tyre. Nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve, ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit të cilat janë mëse të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos gjatë përballjes tregun e punës.

Rezultatet-e-hulumtimit-me-alumni

Pyetsori-per-Alumni-F.-EDUKIMIT

Pyetsori-per-Alumni-F.-JURIDIK

Në tetor 2019 UKZ ka mbajtur takimin e parë me Alumni: shih https://uni-gjilan.net/lajmet/ukz-ka-mbajtur-takimin-e-pare-me-alumni-te-fakultetit-ekonomik/

 

Intervistë e Studentës Alumni të UKZ-së, Liza_Rexhepi_CV

 

  1. Pyetje për Fillimin e Rrëfimit:

–  Cfarë faktorësh dhe ngjarjesh të veçanta ju frymëzuan të ndiqnit rrugëtimin tuaj drejt suksesit?

– Cili ishte momenti ku ndjenit se po bënit progres serizon drejt qëllimit tuaj?

Përgjigjje:

  • Sa i përket faktorëve që ndikuan në rrugëtimin tim, mund të them që janë të shumtë, megjithatë do të përmend disa të cilat ndoshta ishin çelësi për sukses. Si fillim, faktori dhe shtysa më e rëndësishme për mua ishte mbështetja emocionale dhe financiare e familjes, që ka qenë forcë e madhe motivuese për të arritur qëllimet e mia. Në ndërkohë, qysh në fëmijëri, kam pasë të qartë vizionin dhe qëllimin se ku dua të arrij dhe pse, që për mua kanë shërbyer si burim i motivimit dhe përkushtimit. Megjithatë, thuajse është e pamundur që një rrugëtim të mos shoqërohet me barriera dhe sfida, andaj, faktor i madh për vazhdim ka qenë edhe rezistenca ndaj sfidave, duke njohur vlerat dhe besimet personale për të ndërtuar një rrugëtim të qëndrueshëm drejt suksesit.
  • Definimin e momentit e kam pak të vështirë të e ndaj si një momentum të vetëm, sidoqoftë ndjenja e progresit, sado subjektive, për mua është përcjellur me arritjet konkretet, kur kam parë rezultate të prekshme, marrja e feedback-ëve pozitive nga të tjerët dhe ndjenja e rritjes dhe zhvillimit profesional.

2.Pyetje për Pengesat dhe Sfidat:

–  Cilat ishin sfidat kryesore që ju përballeshit gjatë rrugëtimit tuaj drejt suksesit?

– Si i keni tejkaluar pengesat dhe sfidat në rrugëtimin tuaj?

Përgjigjje:

  • Në shumicën e rrugëtimeve, sfidat janë të pashmangshme, prezente kanë qenë edhe për mua, në forma dhe mënyra të ndryshme. Ndër të tjera, do të veçoja si sfida kryesore, sfidën e kohës, ku menaxhimi i kohës dhe përpjekja për të balancuar detyrat profesionale dhe personale kanë krijuar një presion të ndjeshëm tek unë, dhe sfidën tjetër të cilën do e listoj është sfida profesionale, ku pavarësisht suksesit apo përkushtimit, përballja me konkurrencën dhe gjetja e mundësive në tregun e punës, është një proces sfidues.
  • Në tejkalimin e sfidave dhe pengesave, pa dyshim ka kontribuuar përkushtimi dhe përpjekja e vazhdueshme, duke e përcjellur me përmirësim personal dhe profesional, por edhe duke përdorur dështimet si mësime për të rritur aftësitë dhe shmangur gabimet në të ardhmen.

3.Pyetje për Mësimet dhe Këshillat:

– Cilat janë mësimet kryesore që keni nxjerrë nga përvoja e juaj në rrugëtimin drejt suksesit?

-Cilat janë keshillat tuaja për ata që janë në kerkim të suksesit dhe dëshirojne të ndjekin rrugëtimin tuaj?

Përgjigjje:

  • Përvoja në një rrugëtim të tillë, sjellë shumëllojshmëri mësimesh të rëndësishme, unë do të përmendi disa nga mësimet kryesore që kam fituar, dhe që shpresoj të iu shërbejnë edhe të tjerëve. Në një rrugëtim të tillë akademik, shpesh është e rëndësishme të përqendrohemi në procesin, e jo vetëm në rezultate, sepse përkushtimi në proces është i lidhur vet me rezultatin, dhe se suksesi nuk është një rrugë e vetme dhe e njëanshme, por ju ndërtoni rrugën tuaj të personalizuar që është një proces i vazhdueshëm i eksperimentimit por edhe pranimit të sfidave.
  • Megjithëse, çdo rrugëtim drejt suksesit është unik, është e rëndësishme të bëni zgjedhje të mençura dhe të përsosni rrugëtimin tuaj me mësimet që fitoni gjatë rrugës. Prandaj, unë do të ndaja disa këshilla, të cilat më kanë shërbyer edhe mua, duke filluar me kultivimin e një qëndrimi pozitiv e sidomos karshi sfidave dhe pengesave, të përcaktoni qëllimet e juaja, duke i bërë një analizë të qartë atyre, dhe patjetër të investoni në vete, duke zhvilluar aftësitë e juaja. Është e rëndësishme, që gjithashtu që merrni risqe të përgjegjshme, ndonjëherë një hap i guximshëm mund të çojë në shanse të mëdha për sukses.
  1. Pyetje për Strategjitë dhe Planifikimin:

–  Si e keni planifikuar rrugëtimin tuaj drejt suksesit? A keni pasur nje strategji të caktuar në mendje apo keni vepruar spontanisht?

– Cilat janë hapësirat e rëndesishme për planifikim dhe organizim gjatë ndjekjes së qëllimeve tuaja?

Përgjigjje:

  • Në parim, unë jam vet një person më fleksibil, kështu që, edhe rrugëtimi akademik, nuk ka qenë një rrugë e drejtë apo e organizuar në detaje. Madje, me disa aspekte, jam njoftuar gjatë rrugës, ku disa gjëra kam përqafuar, disa i kam mënjanuar. Sidoqoftë, mund të them, se si strategji kam ndjekur përcaktimin e qëllimeve të vërteta dhe të arritshme, pastaj kam caktuar prioritetet, duke planifikuar hapat për secilin qëllim.
  • Nga përvoja personale, ndoshta hapësira më e rëndishme është hartimi i planeve afatshkurta dhe afatgjata, por duke qenë të përgatitur për ndryshume, pasi edhe rrjedha e jetës nuk është konstate, dhe të jeni të gatshëm të adaptoheni me kushtet dhe rrethanat e reja.

      5. Pyetje për Inspirim dhe Motivimin:

  •             – Kush ka qenë burimi juaj kryesor i inspirimit dhe motivimit gjatë rrugëtimit tuaj drejt suksesit?
  •             – Si e mbani veten tuaj të motivuar në momentet e vështira dhe si i këshilloni të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë?

Përgjigjje:

  • Motivimi që gjej në jetën time buron nga dy faktorë kryesorë që më bëjnë të ndihem përgjegjës dhe të dëshiroj të kontribuoj në shoqëri: familja ime dhe dëshira për të ndikuar në të mirë të përgjithshme. Familja ime është burimi im më i madh i forcës dhe mbështetjes. Nga përkrahja e tyre, unë marr energji dhe guxim për të përballuar sfidat dhe për të arritur qëllimet e mia. Lidhjet e forta dhe dashuria e pjesëtarëve të familjes sime janë një frymëzim i vazhdueshëm për të shkuar përpara. Gjithashtu, dëshira për të kontribuar në shoqëri më bën të ndihem pjesë e diçkaje më të madhe. Kam një ndjenjë të fortë të përgjegjësisë ndaj bashkësisë time dhe kam pasion për të ndikuar në të mirë të përgjithshme. Kjo dëshirë vjen nga një bindje thelbësore se, duke sjellë ndryshime pozitive në mjedisin rrethues, mund të ndihmoj për të krijuar një shoqëri më të mirë për të gjithë.
  • Për të mbajtur këtë motivim të qëndrueshëm në momentet e vështira, kam krijuar një vizion të qartë për atë që dua të arrij. Përcaktoj qëllime konkrete dhe përdor çdo sfidë si një mundësi për të rritur ndikimin tim dhe për të sjellë ndryshime pozitive. Ndaj me familjen time vlerat e mira, dhe përdor këtë si një udhërrëfyes për të më mbajtur në rrugëtimin tim drejt kontributit në shoqëri. Në fund të fundit, gjetja e këtyre burimeve të motivimit ka bërë që rrugëtimi im drejt suksesit dhe kontributit të jetë më i frytshëm dhe më i lumtur. Familja dhe dëshira për të bërë një ndryshim pozitiv janë forcat që më shtyjnë të jap maksimumin në çdo aspekt të jetës sime.

 6.Pyetje për Impaktin dhe Ndikimin:

  •               -Si mendoni se rrugëtimi juaj drejt suksesit ka pasur ndikim në shoqëri dhe në njerezit që ju rrethojnë?
  •               -Cilat janë planet dhe synimet tuaja për të ndihmuar të tjerët në rrugëtimin e tyre drejt suksesit?

Përgjigjje:

  • Rrugëtimi im akademik, mund të them se ka pasuar një ndikim pozitiv në shoqëri në disa mënyra. Duke përfshirë angazhimin tim në fushën akademike, përmirësimin e aftësive dhe njohurive, si dhe përdorimin e tyre në shërbim të shoqërisë, mund të them se ka sjellë një kontribut të rëndësishëm në shoqëri nëpërmjet përmirësimit të aftësive dhe njohurive, ku studimet e mia kanë sjellë një nivel më të avancuar të njohurive dhe aftësive në fushat e mia të interesit, tutje duke u përfshirë në projekte hulumtuese dhe studime innovative, pastaj përmes mësimdhënies dhe ndarjes së njohurive, si dhe përmes promovimit të edukimit si mjet per avancim.
  • Në përgjithësi, rrugëtimi im akademik, shpresoj se ka ndikuar pozitivisht në shoqëri duke sjellë njohuri të reja, përmirësuar aftësitë dhe duke kontribuar në ndryshime pozitive. Kjo përfshirje aktive në fushën e arsimit ka pasuar në një ndikim të qëndrueshëm dhe frymëzim për të bërë të mirë në shoqëri. Ndërsa, synimet e mia për të ndihmuar të tjerët në rrugëtimin e tyre përfshijnë disa elemente, si mentorimi dhe këshillimi, ku unë dua të jem një burim i këshillave dhe mentorimit për ata që kanë nevojë për udhëzim në fushat e mia të ekspertizës. Gjithashtu, si element tjetër konsideroj edhe përkrahjen educative, ku unë synoj të kontribuoj në fushat e arsimit dhe shkencës, duke ofruar burime dhe platforma për ngritjen e dijes dhe aftësive të tjera në komunitetin tim. Përmes këtyre veprimeve, synoj të jem një forcë pozitive që ka një impakt në shoqëri dhe ndihmon të tjerët në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

 

Buen Bajrami ka lindur në qytetin e Gjilant, aktualisht është duke punuar në Kompaninë e tij ENTECH Systems e cila merr përgjegjësinë për komunikimin dhe sigurinë e sistemeve në të gjitha qytetet e Kosovës. Kompaninë në fjalë Bueni e ka hapur dhe e drejton vet ai, menjëherë pas përfundimit të studimeve në shkencat Kompjuterik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Kompania e tij ENTECH Systems sh.p.k punon me projekte të vogla dhe të mëdha, private dhe publike. Për një moment, ENTECH Systems ka 4 punonjës dhe shpresojnë të rriten së shpejti. Bueni gajtw viteve 2014 – 2017 ka studiuar Shekncat Kompjuterike niveli Baçlor nw Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Derisa gjatë vitit 2015 – 2016 në kuadër të projektit Erasmus Mundus Green Tech, Buen Bajrami, si student i  Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” , kanë përfituar një bursë një-vjeçare për të studiuar në Paderborn të Gjermanisë. Bueni studimit në Universitetin ‘Kadri Zeka’ i gëzohet shumë, sepse  thotë se suksesi i tij është një shembull i mirë edhe për të tjerët që me studimet në UKZ dhe me punë arrihet shumë. Bursistët kanë falënderuar drejtuesit e UKZ për mbështetje dhe kanë shprehur vendosmërinë e tyre që ta përfaqësojnë sa më denjësisht UKZ –në, në Universitetin e Paderbornit të Gjermanisë. – Paderbon, Gjermani. Gjatë vitit 2018 në Graz të Austrisë, në Universitetin për shkencat e aplikuara FH Joanneum ka qenë pjesë e Seminar për “E-Qeverisja”. Gjatë vitit 2017 – 2020, po në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka ndjekur studimet e nivelit Master E – Qeverisja. Në vitin 2019 është certifikuar për prezantimin e punimit “Aspektet e sigurisë së reve informatikë ” nga Shoqata Ndërkombëtare për eScience – IAFeS, Kosovë. Po ashtu në vitin 2019 ka marrë certifikatë për prezantimin e punimit “Çështjet e sigurisë së serverave”, nëkonferenca e tretë ndërkombëtare TSD në Universitetin “Nënë Tereza” Shkup, Maqedonia e Veriut. Kurse në Konferencëm e Parë DiGiDay të Universitetit “Kadri Zeka”, maj 2019, ka marrë certifikatë për prezantimin e punimit “Dixhitalizimi i bibliotekës shkollore me shërbime “. Njëherësh ka përcjellë kursin për “Word Press” nga Qendra arsimore “Elita”. Bueni njeh mirë gjuhën angleze dhe gjermane. Buen Bajrami është kompetente për: Rrjeti telefonik, sistemet audio, sistemet GPS, sistemi i alarmit nga zjarri, kamera CCTV sistemi, sistemet e komunikimit, sistemi i sigurisë, infrastruktura e rrjetit LAN, Sistemi Smart Home.

Të diplomuarit e Universitetit “Kadri Zela” në Gjilan mund t’i gjeni më poshtë:

Studentet e diplomuar ne vitin akademik 2020-2021

Shkarko

Studentet e diplomuar ne vitin akademik 2019-2020

Shkarko

Studentet e diplomuar ne vitin akademik 2018-2019

Shkarko

Studentet e diplomuar ne vitin akademik 2017-2018

Shkarko

Studentet e diplomuar ne vitin akademik 2016-2017

Shkarko

Studentet e diplomuar ne vitin akademik 2015-2016

Shkarko

Rezultatet e hulumtimit me alumni

Shkarko

Pyetsori per Alumni F. EDUKIMIT

Shkarko

Pyetsori per Alumni F. JURIDIK

Shkarko