Biblioteka

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është i përkushtuar për ndjekjen e dijes, por edhe mban përgjegjësi për  ofrimin e një baze shkencore për vetë-reflektim në shoqëri, duke kontribuar në masë të madhe në drejtim të zhvillimit të saj pozitiv duke ofruar literaturë në bibliotekën e Universitetit si për stafin akademik po ashtu edhe për studentët.

Biblioteka e Universitetit Publik ‘’Kadri Zeka’’ ka një hapësirë rreth 500 m2. Pas renovimit biblioteka është zgjeruar me 300 m2. Hapësirat janë bërë moderne, më të përshtatshme për lexim dhe studim. Gjithashtu në sallë të leximit është shtuar edhe një hapësirë për hulumtime të avancuara e cila ka në dispozicion tërë infrastrukturën e nevojshme për punë shkencore dhe hulumtuese  për stafin, studentët apo edhe grupe të përbashkëta.

Biblioteka e Universitetit është e pasur me literaturë si për drejtimet përkatëse që kemi  dhe literaturë nga fusha të ndryshme. Fondi i përgjithshëm i librave  është 54,000 ekzemplarë, prej tyre shumica janë në gjuhën shqipe dhe serbokroate, por ka një numër më të kufizuar në gjuhën angleze, greke, frënge, spanjolle,  turke etj.

Lista e Librave te Bibiliotekes se UKZ-se - Fakulteti Ekonomik 2020

Shkarko

Lista e Librave te Bibiliotekes se UKZ-se - Fakulteti Juridik 2020

Shkarko

Lista e Librave te Bibiliotekes se UKZ-se - Fakulteti i Edukimit 2020

Shkarko

Lista e librave te biblotekes se UKZ-se

Shkarko