Cilësia në UKZ

 

Universiteti “Kadri  Zeka” në Gjilan, për të arritur objektivat kryesore strategjike ka arritur që në vitin 2018-të krijoj Zyrën për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, e cila do të jetë vazhdimisht në monitorimin e  cilësisë në mësim dhe zhvillimin e Institucionit.

Detyrat kryesore të Zyrës janë:

Zyra  për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, koordinon punën në mbështetje të njësive akademike për procesin e akreditimit institucional dhe akreditimit te programeve duke përfshirë të gjitha aktivitetet që përshijnë këto procese dhe po ashtu, koordinon  punën e Zyrës me senatin e UKZ-së, Këshillin Drejtues, Njësitë Akademike, Institutet, si dhe me këshillat, komisionet dhe grupet punuese në sektorin e kërkimeve shkencore dhe çështjet e ndërlidhura  etj.

Nën udhëheqjen e prorektorit për mësim dhe kërkime shkencore, e përpilon planin e punës së Zyrës dhe e mbikëqyr realizimin e tij; Punon duke u këshilluar me menaxhmentin e UKZ-së, përkatësisht me prorektorin për mësim dhe kërkime shkencore, si dhe me akteret e tjerë relevantë për ta përkrahur promovimin dhe zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Procesi i Bolonjës në UKZ

Zyra për Zhvillimi Akademik dhe Cilësi (ZZHA ), punën e saj e bazon në  dokumentacionin e nevojshëm  i cili përmban rregulloret e miratuara nga senati i UKZ-së që nga themelimi i Universitetit e këtej.

Në kuadër të sigurimit të cilësisë duke u bazuar në pikën  5 neni 8 të Rregullores për Procedurat e Sigurimit të Cilësisë (Ref. Nr. 01/380 dt. 10. 05.2016) është themeluar Komisioni për Sigurimin e Cilësisë, në përbërje prej 6 anëtarëve,(Nga të gjitha njësitë akademike nga një përfaqësues dhe një përfaqësues nga studentët).

Vlerësimi i Stafit Akademik nga ana e Studentëve është paraparë që  të bëhet pas çdo semestri , lidhur me këtë për  semestrin dimëror është realizuar në mbikëqyrje të plotë nga Komisioni për Sigurimin  e Cilësisë dhe në fund nga ZZHA është hartuar Raporti i Vlerësimit.

Standardet e sigurimit të brendshëm të cilësis për Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan

Udhezuesi për vleresimin e Stafit Akademik dhe lëndëve

Guidelines for the assessment of academic staff and the subjects

Standards on internal quality assurance in the University “Kadri Zeka” Gjilan

Raport i vleresimit te stafit akademik nga ana e studenteve, Semestri Dimeror 2018-2019 – Shqip

Summary report on the assessment of academic staff and subjects by students of ‘Kadri Zeka’ University for the winter semester 2018/2019

Raport i vleresimit te stafit akademik nga ana e studenteve, Semestri Veror 2018-2019 – Shqip

Raport per vleresim te mesimit online nga Stafi Akademik dhe studentet