Akreditimi

Në kuadër të Universitetit, ofrohen programe të studimit në kuadër të Fakultetit të Edukimit, të Fakultetit Ekonomik, të Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Universiteti ka këtë strukturë të programeve të akredituara ne studimet bachelor:

  • Fakulteti i Edukimit
    1. Programi parashkollor (Bsc)
    2. Programi Fillor(Bsc)
  • Fakulteti Juridik  
    1. Programi: Juridik i përgjishëm(Ba)
  • Fakulteti Ekonomik
    1. Programi: Banka financa dhe kontabilitet(Bsc)
    2. Programi: Menaxhment (Bsc)
    3. Programi: Marketing¨(Bsc)
  • Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
    1. Programi: Shkencat kompjuterike (Bsc)
  • Fakulteti i Shkencave Aplikative
    1. Programi: Matematikë Arsimore (Bsc)

Universiteti ka këtë strukturë të programeve të akredituara ne studimet master:

E-Qeverisja (Msc)- Fakultetet Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike

  1. Master i përbashkët i fakulteteve të Universitetit” Kadri Zeka”, Gjilan

Qeverisja lokale dhe shoqëria demokratike (Msc)

  1. Master i përbashkët i Universitetit të Gjilanit, Pejes dhe Prizrenit.

Vlerësimet e deritanishme

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka aplikuar për akreditim institucional në vitin 2013. Me vendimin e AKA-së nr. 547/14, të datës 04.07.2014, është akredituar:

  • Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, akreditohet në nivel institucional për periudhën 3-vjeçare: 01.10.2014-30.09.2017

Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) më 23.06.2017, u shqyrtuan raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit dhe  riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

Pas shqyrtimit dhe analizës së këtyre raporteve Universiteti “Kadri Zeka” u riakreditua si Institucion publik i Arsimit të Lartë për periudhën e ardhshme trevjeçare duke plotësuar standardet dhe kriteret e vlerësimit dhe akreditimit.

Në këtë mbledhje të KSHC u Akredituan edhe dy programe master në UKZ për periudhën trevjeçare: programi Master e-qeverisja dhe programi Master Qeverisja locale dhe Shoqëria demaokratike. Programi master e-qeverisja është program i përbahket i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të UKZ-së. Programi i Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike është program i përbashkët i Universitetit “Kadri Zeka”, Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe “Ukshin Hoti” në Prizren.

Po ashtu, nga AKA janë riakredituar edhe dy programe bachelor të fakultetit ekonomik: Banka, financa dhe kontabilitet dhe programin Marketing.

Gjithashtu, Këshilli Shtetëror  i Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e mbajtur në gusht 2017, ka shqyrtuar raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit për ri/akreditimin e programeve të studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL),   andaj KSHC i AKA në bazë të  dokumentacionit plotësues të paraqitur nga Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë vendim për të aktualizuar programet e studimit të Fakultetit të Edukimit ,Parashkollor dhe Fillor dhe Programin e studimit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Për më shumë rreth Akreditimit Institucional dhe të programeve të studimit vizitoni web faqen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, duke klikuar këtu

Vendim mbi Akreditimin - UKZ 2017

Shkarko

Raporti Final - UKZ 2017

Shkarko

Vendim mbi Akreditimin - UKZ 2016

Shkarko

Raporti Final - UKZ 2016 - I

Shkarko

Raporti Final - UKZ 2016 - II

Shkarko

Vendim mbi Akreditimin - UKZ 2015

Shkarko

Raporti Final - UKZ 2015

Shkarko

Vendim mbi Akreditimin - UKZ 2014

Shkarko

Raporti Final - UKZ 2014

Shkarko